Please enter at least 3 characters.

Ndizen dritat tek rruga "Lah Nimani" në Mitrovicë

Janë ndezur dritat tek rruga “Lah Nimani” në Mitrovicë.

Kështu ka njoftuar nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, shkruan Telegrafi.

Tahiri është takuar me banorët e kësaj rruge dhe kanë diskutuar për sfidat e hapjes së saj.

“Bashkë me ta, kemi ndezur edhe dritat e kësaj rruge që për shumë vite kishte mbetur e bllokuar”, ka thënë ai.

Më tej, ai ka bërë të ditur se diskutuan edhe për procedurat e fundit ligjore për hapjen e plotë të rrugës. /Telegrafi/