Please enter at least 3 characters.

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e Turqisë, nderohen viktimat e tërmetit shkatërrues

2023/02/330157586_562444615920631_1382074382580304877_n.jpg

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është ndriçuar me flamurin e Turqisë, në nderim të viktimave të tërmeteve që goditën të hënën e 6 shkurtit këtë shtet.

Përmes një postimi në Facebook, Qeveria ka bërë të ditur se sot në Kosovë është ditë zie shtetërore.

”Dita e sotme në Kosovë është ditë zie shtetërore. Në nder të viktimave të tërmetit shkatërrues, ndërtesa e Qeverisë sonte u ndriçua me flamurin e Turqisë. Lutemi për shëndetin e të lënduarve dhe i qëndrojmë pranë popullit dhe shtetit turk”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Numri i viktimave në Turqi dhe Siri ka shkuar afro 12 mijë. /Telegrafi/