Please enter at least 3 characters.

Ndërron jetë një foshnje njëmujore në Shkup

2017/03/Ndihma-e-Shpejte-ne-Maqedoni.jpg

Një foshnje njëmujore dje në orën 09:25 është paraqitur e vdekur nga ana e Ndihmës së Shpejtë në Njësitin për informim dhe komandë në Shkup.

Siç njoftojnë nga MPB, ngjarja ka ndodhur në rrugën "Bajram Shabani" në Komunën e Çairit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në bisedime me policisë prindërit e foshnjës thanë se kur janë zgjuar e kanë gjetur foshnjen pa shenja jete, ndërsa vdekjen e konstatoi mjeku i Ndihmës së Shpejtë.

Pas urdhërit të prokurorit publik, trupi i foshnjes është dorëzuar në Institutin për Mjekësi Ligjore për autopsi./Telegrafi/