Please enter at least 3 characters.

Ndërron jetë kryetari i KFF Malishevës

2020/06/Screenshot_3-35.png

Klubi i femrave të futbollit në Malishevë ka marr një lajm të hidhur, pasi kryetari i tyre Albert Krasniqi ka ndërruar jetë.

Lajmi është konfirmuar vetë nga kryesia e klubit me një njoftim në Facebook, ku bëhet e ditur se Krasniqi ka humbur jetën në një aksident trafiku.

Derisa kishin bërë plane për ndeshjet e ardhshme, kryetari i tyre ishte duke u rikthyer në shtëpi, aty ku edhe ndodhi aksidenti tragjik.

Njoftimi i plotë dhe pa ndërhyrje i KFF Malisheva:

Lamtumirë Kryetari ynë Albert Krasniqi!

Albert ditën e fundit të jetës tënde e kaluam së bashku duke bër planifikimet tona, për të ardhmen e klubit, ato planifikime të cilat mbeten në gjysëm.

Ishin orët e vona të mbrëmjes, kur nuk kishte shumë kohë qe u pershëndete nga ne për tu takuar serisht me ne, ndodhi aksidentit fatal që ta mori jetën në lulen e rinisë.

Ishe dhe do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona ashtu siç ishe i veçantë, i urtë, i mençur , e bujar siq dite ti.

Lamtumirë Kryetar

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës. /Telegrafi/