Please enter at least 3 characters.

Ndërron jetë Howard Clark, i njohur për angazhimet për lirimin e Kurtit

2016/01/nd-euml-rron-jet-euml-howard-clark-i-njohur-p-euml-r-angazhimet-p-euml-r-lirimin-e-kurtit_hd.jpg

Clark është edhe autor i librit të mirënjohur “Rezistenca civile në Kosovë” që përshkruan e shpjegon organizimin, aktivitetet dhe ngjarjet në Kosovën e viteve të ’90-ta, kur e gjithë shoqëria ishte shndërruar në një sistem të rezistencës kundër regjimit të Milosheviqit.

“Në këtë rast ngushëllojmë familjen e Howard Clark, bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij për humbjen e të dashurit të tyre. Po ashtu ngushëllojmë bashkëveprimtarët dhe kolegët e Clark në WRI, për humbjen e një aktivisti me vlera të mëdha. Në këto çaste, bashkohemi me respekt në dhimbjen për humbjen e Howard Clark. Pastë gjetur ndjesë dhe paqe”, thuhet në një mesazh ngushëllimi të Lëvizjes Vetëvendosje! /Telegrafi/