Please enter at least 3 characters.

Ndërpritet sistemi i Tatimit në Pronë, komunat njoftojnë për pengesa të përkohshme në shërbime

Komunat në Kosovë kanë njoftuar qytetarët dhe tatimpaguesit se Sistemi i Tatimit në Pronë është ndërprerë përkohësisht, për shkak të rregullimeve që po kryhen nga Ministria e Financave – Departamenti i Tatimit në Pronë.

Sipas njoftimeve publike të komunave, ndërprerja është konfirmuar nga institucionet qendrore, duke bërë të ditur se shërbimet që lidhen me tatimin në pronë mund të pësojnë vonesa deri në rikthimin e plotë të sistemit në funksion.



“Jemi njoftuar se është ndërprerë Sistemi i Tatimit në Pronë për shkak të disa rregullimeve që janë duke u kryer”, thuhet në njoftimet komunale, ndërsa qytetarëve u është kërkuar mirëkuptim.

Komunat kanë theksuar se bëhet fjalë për ndërprerje të natyrës teknike dhe se qytetarët do të informohen për çdo zhvillim të ri, sapo sistemi të rikthehet në funksion normal.

Ndërkohë, tatimpaguesit janë udhëzuar që për çështje urgjente të kontaktojnë drejtoritë përkatëse komunale, respektivisht sektorët e tatimit në pronë, deri në normalizimin e shërbimeve. /Telegrafi/