Please enter at least 3 characters.

Ndërpritet seanca për Grupin e Kumanovës, të akuzuarit qortohen me gjykatësen

2017/04/Grupi-i-Kumanovës.png

Të akuzuarit e Grupit të Kumanovës janë qortuar me gjykatësen në seancën gjyqësore pasi që janë refuzuar propozimet e tyre për tërheqjen e trupit gjykues, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të gjithë të akuzuarit janë ngritur në këmbë dhe kanë filluar që të flasin pa u dhënë leje nga gjykatësja, e cila një nga një i largoi nga salla. Ata thonë se gjykata nuk dëshron që të dëgjojë të vërtetën dhe se të gjitha propozimet e tyre janë refuzuar me qëllim që të mos gjenden organizatorët e rastit ''Lagjja e Trimave''.

Për këtë arsye, gjykatësja ka dhënë pauzë për të marrë vendim nëse ka kushte për të vazhduar seancën, apo jo./Telegrafi/