Please enter at least 3 characters.

Ndërprerje e ujit deri më 25 prill në rrugën "Mulla Idrizi" Gjilan - Hidromorava njofton për punime teknike

Kompania "KRU" Hidromorava ka njoftuar qytetarët se do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në rrugën "Mulla Idrizi" në Gjilan.

Sipas njoftimit, ndërprerja është e nevojshme për të realizuar ndërrimin e gypit primar, dhe do të zgjasë nga sot deri më 25 prill, nga ora 08:00 deri në 16:00.

“Vazhdojmë me investime kapitale për ndërrim të gypave primar në rrugën Mulla Idrizi, aksi rrugor për lagjen Zabeli Sahit Ages. Si rezultat, furnizimi me ujë do të ndërpritet në orarin 08:00 deri në ora 16:00”, thuhet në njoftim.

Nga kompania kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve gjatë kësaj periudhe. /Telegrafi/