Please enter at least 3 characters.

Ndalet rryma në Angli, ndërpritet përkohësisht ndeshja Leeds - Arsenal

2022/10/b25lY21zOjYxMmViNTZmLTVmYjctNDIyMy1iMmUxLTE5YjkwOTk2YzYwOTphOGEzMjhhNC0yZGViLTQwNjAtODk0YS00MjRlNDIyYzU5MTA.jpg

Është ndërprerë përkohësisht ndeshja mes Leeds United dhe Arsenal vetëm tre minuta pasi filloi.

Arsyeja e kësaj ndërprerje është bërë një problem në energjinë elektrike në “Elland Road” dhe si pasojë edhe në komunikim e arbitrit me dhomën e Sistemit VAR.

Pas rreth 10 minutash pritje gjyqtari kryesor i kësaj sfide, Kavanagh u ka bërë thirrje të dija skuadrave që të rikthehen në dhomat e zhveshjes në pritje të zgjidhjes së këtij problemi.

Ndeshja pritet të vazhdoj nga minuta e tretë vetëm pasi të rregullohet gjithçka në stadiumin e Leeds United. /Telegrafi/