Please enter at least 3 characters.

Ndahet një tjetër çift i njohur shqiptar

2016/01/ErselaKurti1.jpg

Dikur më e bukura e Shqipërisë dhe ish-balerina e njohur, Ersela Kurti, është larguar nga Shqipëria.

Bashkë me jetën e re që ka nisur në Shtetet e Bashkuara, biondja i ka thënë lamtumirë dhe të fejuarit të saj, i cili me sa duket nuk ka dashur të braktisë atë çfarë ka ndërtuar në vendlindje.

Ish-Miss Albania 2012, është vendosur në New York me synimin për të vazhduar shkollën duke lënë pas marrëdhënien disa vjeçare me ish-partnerin i cili punon këshilltar i një ministri në Qeveri, raporton Mapo.

Përfaqësuesja e Shqipërisë në ‘Miss World’ nuk ka dashur asnjëherë të jetë në qendër të vëmendjes dhe kjo lëvizje mendohet se ka të bëjë me dëshirën e saj për të qenë larg kamerave e thashethemeve shqiptare.