Please enter at least 3 characters.

Ndahen çifti i shumëpërfolur i "Big Brother Albania", Xheni dhe Benardi (Foto)

2017/08/dyshh.jpg

Duket se gjërat ndryshojnë për banorët pas daljes së tyre nga spektakli i njohur "Big Brother Albania".

Gjërat nuk shkuan mirë për çiftin e përfolur Olsi dhe Fiorentina, por duket se i njëjti fat ka ndjekur Xhenin dhe Benardin.

Dyshja në fjalë i kanë dhënë fund lidhjes disa mujore, lidhje të cilën e kishin filluar brenda shtëpisë.

Lajmin për këtë ndarje e ka konfirmuar edhe vet Xheni përmes një statusi të publikuar në InstaStory, të cilin më pas e fshiu.

Nuk dihen shkaqet që kanë çuar dyshen deri në këtë ndarje, megjithatë ata janë cilësuar si një prej çifteve më të ëmbla gjatë kohës sa ishin bashkë. /Telegrafi/