Please enter at least 3 characters.

Ndahen Cheryl dhe Liam Payne

2018/07/CherylLiam-e1530487221773.jpg
245:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 21: *** EDITORIAL USE ONLY IN RELATION TO THE BRIT AWARDS 2018*** Cheryl and Liam Payne attend The BRIT Awards 2018 held at The O2 Arena on February 21, 2018 in London, England. (Photo by John Phillips/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarët Cheryl dhe Liam Payne kanë njoftuar se janë ndarë, pas më shumë se dy vitesh bashkë.

Ish-pjesëtarja e "Girls Aloud" dhe anëtari i "One Direction" e kanë konfirmuar ndarjen e tyre përmes postimeve në rrjetet sociale.

(Foto: Getty Images)

35-vjeçarja dhe 24-vjeçari kanë një djalë bashkë, i cili ka lindur në mars të vitit të kaluar.

"Me pikëllim ju njoftojmë se po shkojmë në rrugë të ndara. Ka qenë një vendim i vështirë për ne. Akoma kemi shumë dashuri për njëri-tjetrin si një familje".

"Bear (djali) është bota jonë dhe kërkojmë nga ju që ta respektoni privatësinë e tij teksa po e kalojmë këtë bashkë", ka shkruar Cheryl.

Një mesazh paksa të ngjashëm e ka publikuar edhe Payne në profilin e tij në Twitter.

Cheryl ka dy martesa të dështuara pasa vetes, atë me ish-futbollistin anglez, Ashley Cole dhe me pasanikun francez, Jean-Bernard Fernandez-Versini. /Telegrafi/