Nazim Bllaca, Babadimri më CD për Vitin e Ri
Tani kur festa e Vitit e Ri po afrohet të gjitha bizneset bëjnë përgatitjet për Vitin e Ri, duke sjellë në treg dekorimet e ndryshme për një ambient sa më festiv, edhe produksionet filmike në Kosovë po përgatiten më DVD e kaseta të ndryshme. Por në prag të kësaj feste në Kosovë u shfaq një Babadimër më emrin Nazim Bllaca, i cili në thesin e vetë ka sjellë vetëm një dhuratë, pra një CD më informata të bollshme dhe atë falas për popullin kosovar.
Në këtë CD, fatkeqësisht nuk bëjnë pjesë yjet e estradës muzikore shqiptare të cilët këndojnë më një zë të ëmbël në gjuhën amtare shqipe, por këtu nuk janë as humoristët që na bëjnë të lumtur, por vetëm ca këngë patriotike tësë kalues së hidhur të politikës kosovare dhe të oreksit për pushtet dhe para, të kënduar nga z. Bllaca.
Kjo CD ka bërë bujë të madhe në opinionin kosovar, ndoshta pasi përmbajtja e kësaj CD-je është bazuar në të vërtetën e së kaluarës së politikës kosovare - por kjo mundë të jetë edhe e trilluar.
Çka e shtyri Babadimrin Bllaca që të sjellë për këtë fundvit një CD të tillë, ndoshta Bllaca është penduar për veprimet e veta që i ka bërë siç thotë ai nënë ombrellën e SHIK-ut.
Bllaca në këtë CD flet për vrasjet e personaliteteve politike të Kosovës, vrasjet të cilët kanë mbetur enigmatik. Një është e vërtet plumbat e pistoletave të cilën vrasin njerëzit nuk vijnë nga qielli siç vjen shiu dhe bora. Dikush i ka vrarë, por kush mbetet të shihet pas hetimeve që do të behën nga ana e EULEX-it.
Në CD-në e Blacës përmendet shumë emra të personaliteteve politike kosovare, përmenden personat që kanë pësuar, personat që dhanë urdhër dhe ata që zbatuan urdhrat si vetë z. Bllaca. Nëse fjalët e z. Bllaca dalin të vërteta, disa politikanë duhet t’i kapin plaçkat dhe të ikin diku larg, ose të behën burra dhe të ju dorëzohen organeve të drejtësisë.
Koha e duhur e CD-së, së z. Bllaca?
Nëse e marrim parasysh se z. Bllaca flet për një interval kohor ku SHIK-u ka bërë krime pas lufte, dhe atë kur ai ka sherbyer në intervalin kohor prej 1998 e deri 2003, duhet shtruar pyetjen pse Bllaca nuk ka dëshmuar më herët për këtë?
Ndoshta ai nuk ka mundur më ta mbajë brenda shpirtit të tij si urdhër zbatues ndjenjat e fajësisë për këto vrasje mizore nën aparaturën, siç e quan ai të SHIK-ut, ose mos vallë z. Bllaca është prapë i paguar nga dikush që ta dëmtojë procesin politik në Kosovë?
Nëse e shikojmë nga këndvështrimet e ndryshme deri sa të përfundojnë hetimet, çdo konkluzion mund të jetë i gabuar dhe enigmatik, si edhe vetë vrasjet e deri tanishme ndaj personaliteteve politike, por edhe të atyre jopolitike si vrasja e kryeredaktorit të gazetës së përditshme “Bota Sot” Bardhyl Ajeti por edhe disa të tjerëve, të cilët nuk vallëzuan nën vallen e politikës së tyre.
Populli kosovar duhet tani t’ia lë radhën organeve të drejtësisë dhe të mos bëhet parashikues, sepse edhe parashikuesit më të mëdha të botës gabuan në parashikimet e tyre. Por kjo nuk do të thotë se e vërteta nuk do të zbardhet kurrë sepse edhe në mitologjitë e ndryshme botërore thonë se :”Shpirti i të vrarit të pafajshëm nuk prehet kurrë i qetë, derisa të mos dënohet vrasësi ose nga njeriu ose nga krijuesi (ZOTI)”
(Autorja është studente e gazetarisë në Universitetin e Cyrihut-Zvicër)


