Natë elektrizuese në "Tap n’Sport", gjashtë shpërblime ju presin sonte në kuizin më të dashur
"Tap n’Sport", kuizi kushtuar sportit, që zhvillohet të mërkureve në gjirafaVideo, sonte ka një natë fantastike për lojtarët e saj, ku nuk do të jenë 3 shpërblime sikur zakonisht, por plot 6 sosh.
Regjistrohu tani duke klikuar këtu.
Tap n’Sport po vjen, me dyfish shpërblime, e dyfish argëtim. Sonte ju mund të luani për plot 6 shpërblime, të argëtoheni me pyetje nga sporti, e pse jo edhe të fitoni. Nga ora 20:00 në GjirafaVideo, kuizi i dashur Tap n’Sport fillon maratonën e 15 pyetjeve.
Fituesit, pra 6 të parët, sonte shpërblehen me këto dhurata:
Vendi i parë Monitor Samsung Vendi i dytë Projektor Forever Vendi i tretë Parfum Michael Kors, 100 ml Vendi i katërt Set për vozitje Hama Vendi i pestë Powerbank Baseus Vendi i gjashtë Verë – SHE Rose
Një natë që nuk bën t’ju humbë, një kuiz që nuk bën pa e provuar. Edhe më interesant është fakti që sporti në tërë globin është rikthyer, e kjo i bën pyetjet edhe më të nxehta. Si gjithmonë, në TapQuiz fiton edhe komentuesi më i mirë. Një dhuratë nga GjirafaMall i shkon komentuesit më kreativ të natës.
Që të luani Tap n’Sport, ju duhet të regjistroheni. Regjistrimi bëhet duke ndjekur disa hapa të thjesht:
Hyr në GjirafaVideo.com
Kyçu në llogarinë tënde në Gjirafa
Nëse nuk ke llogari, e krijon një shumë shpejtë me të dhënat tuaja bazike
Shkon në seksionin LIVE TV
Klikon mbi videon e parë live – Tap n’Sport
Në momentin që futeni në faqe, automatikisht ju do të jeni të regjistruar për kuiz.
Bëhuni gati për lojë në ora 20:00
Regjistrimi për Tap n’Sport është i hapur nga ora 15:00 dhe vazhdon të jetë i hapur deri në fillim të lojës. Prandaj, nga ky moment ju mund të regjistroheni, e kur të bëhet ora 20:00, bëhuni gati që të luani një Tap n’Sport elektrizues e shumë atraktiv.
Kliko këtu për t’u regjistruar.


