Please enter at least 3 characters.

Namani kërkon fitore ndaj Vëllaznimit

2017/09/21761431_10155637165612243_7102711268616383878_n.jpg

Kapiteni i Llapit, Hamdi Namani ka folur për ndeshjen e radhës kundër Vllëaznimit.

Sipas tij do të jetë një ndeshje e vështirë, por në fund do të marrin fitore.

“Jemi të kënaqur shumë sepse nuk kemi humbur asnjë ndeshje dhe kemi pranuar vetëm një gol”.

“Po e kemi merituar të marrim edhe pikë të tjera, por fati nuk ishte në anën tonë, por edhe këtu ku jemi të kënaqur”.

“Duke u bazuar në formën e kundërshtarit, do të jetë një lojë e vështirë, por shpresojmë që do të dalim triumfues sepse jemi duke u përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje”.

“Kemi mundësi sepse kemi bagazh të mjaftueshëm të lojtarëve”, tha Hamdi Namani për GazetaOlle.com .

Kapiteni i Llapit është ndër lojtarët më të mirë në skuadër.