Please enter at least 3 characters.

Nafta dhe benzina më lirë - publikohen çmimet e reja

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivate të naftës për datat 19–20 prill 2026, ku vërehet një ulje e lehtë në krahasim me një ditë më parë.

Sipas vendimit të fundit: Nafta (dizel): 1.72 €/litër (dje: 1.74 €/litër) – ulje prej 0.02 €, Benzina: 1.41 €/litër (dje: 1.42 €/litër) – ulje prej 0.01 € dhe Gazi: 0.88 €/litër (pa ndryshim)

Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë për ditën e diel dhe të hënë.

Ndërkohë, një ditë më parë, më 18 prill 2026, çmimet e derivateve kanë qenë pak më të larta, sidomos për naftën dhe benzinën, ndërsa çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar.

Autoritetet kanë bërë të ditur se qytetarët mund të adresojnë ankesat në lidhje me çmimet përmes kanaleve zyrtare të ministrisë. /Telegrafi/