“Na mbytën” – Balerinat e vogla përlotin Rogertin dhe Mirin gjatë sfidës së mosreagimeve
Një sfidë e veçantë është zhvilluar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku banorët u vendosën përballë provës së mosreagimeve.
Në kuadër të kësaj sfide, në ambientet e shtëpisë hynë disa balerina të vogla, të cilat herë vallëzonin e herë eksploronin hapësirat, duke krijuar një atmosferë të ëmbël dhe emocionale.
Më pas, vajzat dolën në oborr duke luajtur pranë pishinës, ku ndodheshin edhe Rogerti dhe Miri.
Pavarësisht sfidës për të mos reaguar, të dy nuk i mbajtën dot emocionet dhe shpërthyen në lot, të prekur nga kujtimet familjare.
“Sa e bukur kjo gjëja, më kujton gocën kur e çova në balet kur ka qenë 4 vjeçe”, thotë Miri.
“Ta ruajtë Zoti, e kishe yll”, i përgjigjet Rogerti.
“Na mbytën”, shton Miri.
“Po mendoja për mbesën time, s’ma ka fajin ajo që s’e kam njohur për pesë vite”, shprehet Rogerti.
“Do të takoheni, keni kohë”, e ngushëllon Miri.
"Kam humbur momente të bukura kur ka qenë foshnje”, përfundon Rogerti.
Ky moment solli emocione të forta në shtëpi, duke treguar edhe një herë anën më njerëzore të banorëve. /Telegrafi/


