Myrto Uzuni shënon dy gola për Granadan, ia dhuron fitoren skuadrës së tij
17/09/2022
Myrto Uzuni është duke kaluar një nga momentet më të mira në karrierë, pasi ka shënuar dy herë ndaj Mirandes në fitoren 2-1 ndaj Granadas.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare fillimisht realizoi një super gol, duke u dhuruar avantazhin vendasve.
Zhvillohej minuta e 44-të, kur Uzuni shënoi golin e parë, ndërsa mysafirët barazuan pas disa minutash.
Shqiptari ka realizuar golin e dytë personal në minutën e 75’, duke i dhuruar sërish avantazhin ekipit të tij dhe në fund fitoren.
Uzuni po kalon formë shumë të mirë pasi ka 6 gola në 6 ndeshje në La Liga 2. /Telegrafi/


