Mustafi kalon Arsenalin në epërsi ndaj Crystal Palacet (Video)
28/12/2017
Arsenali ka gjetur golin e parë në ndeshjen e tyre në udhëtim te Crystal Palace.
Është lojtari me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi, i cili ka shënuar për 1-0.
Goli i Mustafit erdhi nga afërsia në stilin e një sulmuesi tipik.
Ky gol i shqiptarit erdhi në minutën e 25-të të takimit.
Ndryshe, ky ishte goli i dytë këtë sezon për Mustafin në Ligën Premier. /Telegrafi/


