")
Please enter at least 3 characters.

Mustafa uron Ramazanin, fajëson partitë tjera që zgjodhën këtë periudhë për zgjedhje

2017/05/isaa.jpg

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka uruar gjithë beimstarët mysliman me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Në një postim në “Facebook”, ai ka shkruar se LDK-ja insistoi që mos të ketë zgjedhje në këtë periudhë, mirëpo të tjerët e dëshiruan këtë.

“Ne u përpoqëm të shmangnim fushatën parazgjedhore gjatë Muajit të Ramazanit. Ju kërkojmë ndjesë që nuk arritëm t’i bindnim edhe oponentët tanë politikë për ta respektuar traditën unike që Muaji i Ramazanit ka kultivuar tek familjet tona dhe në shoqërinë tonë”, ka shkruar ai.

Postim i plotë:Të dashur miq,Dua të ndajë me Ju urimin tonë të përbashkët për të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë, me rastin e fillimit të Muajit të Ramazanit.Ky muaj, për të gjithë besimtarët myslimanë është simbol i sakrificës, i paqes dhe i përkushtimit ndaj Zotit dhe ndaj njëri-tjetrit.Ne u përpoqëm të shmangnim fushatën parazgjedhore gjatë Muajit të Ramazanit. Ju kërkojmë ndjesë që nuk arritëm t’i bindnim edhe oponentët tanë politikë për ta respektuar traditën unike që Muaji i Ramazanit ka kultivuar tek familjet tona dhe në shoqërinë tonë.Ne do të mundohemi maksimalisht që gjatë ditëve në vijim, të përçojmë tek të gjithë mesazhet dhe kuptimin e Muajit të Ramazanit dhe traditës sonë të tolerancës e mirëkuptimit.Ju uroj një agjërim të lehtë, harmoni dhe begati për të gjitha familjet tona.I.M.