Please enter at least 3 characters.

Mustafa publikon fotografi me Biden, thotë se SHBA bëri zgjedhjen e merituar

2020/11/124298281_3404908102908736_3992802178255220407_n-1.jpg

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka uruar presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Mustafa ka thënë se SHBA bëri zgjedhjen e merituar, transmeton Telegrafi.

"Demokrati Joe Baiden mori përkrahje te gjerë për President të shtetit më të fuqishëm në botë. Miku dhe përkrahësi i Kosovës. Pata rastin ta takojë dhe të bisedoj disa herë me këtë njeri të mrekullueshëm. Urime Amerikë", ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook.

Ndryshe, presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka lëshuar një komunikatë, përmes të cilës falënderon popullin amerikan për përkrahjen.

“Jam i nderuar nga besimi i popullit amerikan që e kanë në mua dhe zëvendëspresidenten Kamala Harris. Në numër rekord amerikanët kanë votuar, duke dëshmuar edhe njëherë, se demokracia rrah thellë në zemrat e Amerikës”, ka thënë ndër tjera Biden.

Zgjedhjen e presidentit të ri të SHBA-së, e kanë përshëndetur edhe udhëheqësit tjerë shtetëror në Kosovë./Telegrafi/