Musliu e quan kryemashtrues Kurtin, thotë se e mashtroi diasporën për polisat e sigurimeve
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se Qeveria Kurti ka mashtruar bashkatdhetarët sa i përket çështjes së polisave të sigurimit.
Ajo e ka quajtur kryemashtrues kryeministrin Albin Kurti.
“Çfarë mashtrimi ndaj diasporës për polisat e sigurimeve. Kryemashtruesi tashmë ka emër ai është Albin Kurti. Kryemashtruesi vazhdon me mashtrimet, prej do t'i hjekim polisat e sigurimeve, në paguani ju njëherë e pastaj ne ju rimbursojmë”, ka shkruar Musliu në Facebook.
Musliu ka shtuar se vetëm 5-10% e bashkatdhetarëve do të aplikojnë për rimbursim dhe mjetet tjera mbesin siç ka qenë edhe me parë.
Postimi i plotë:Çfarë mashtrimi ndaj diasporës për polisat e sigurimeve.Kryemashtruesi tashmë ka emër ai është Albin Kurti.Kryemashtruesi vazhdon me mashtrimet, prej do t'i hjekim polisat e sigurimeve, në paguani ju njëherë e pastaj ne ju rimbursojmë.Ai e njeh mirë diasporën e ka studiuar mirë.E din që 5-10% do të aplikojnë për rimbursim dhe mjetet tjera mbesin siç ka qenë edhe me parë.Diaspora asnjëherë nuk e ka vënë në pikëpyetje nëse duhet ose jo të paguaj 15-20 euro për polisen e sigurimit por e ka kundërshtuar fuqishem byrokracinë që i bëhet, kur ata të lodhur nga udhëtimi mezi presin të arrijnë në Atdhe pranë familjarëve të tyre.Pra kërkesa e diasporës s’ka qenë decidivisht kursimi i vlerës monetare prej 20 eurove por kursimi nga maltretimi dhe burokracia në kufi.Nime qysh met puna e votimit të ligjit për diasporën se i patën dhanë zor kjo qeveri në ditët e para të mandatit sa që Mimoza Kusari thoshte duhet ta votojmë sonte se nesër është vonë. Qeveria i bani gati dy vjet e ligji askund. /Telegrafi/


