Please enter at least 3 characters.

MURI

2020/01/Zbigniew-Herbert-e1578926413413.jpg

Nga: Zbigniew HerbertPërktheu: Salajdin Salihu

Qëndrojmë para murit. Rinia është e zhveshur, si këmisha e të burgosurve. Kalojmë dhjetë a njëzet vjet para se plumbi të na qëllojë në fyt. Muri është i lartë dhe i fortë. Pas murit ka një dru dhe një yll. Druri, me rrënjët e tij, e dëmton murin. Ylli, si një mi, e gërryen gurin. Pas njëqind apo dyqind vjetësh aty do të ketë një dritare.