Please enter at least 3 characters.

Munishi trajner i Hajvalisë?

2016/01/munishi-trajner-i-hajvalis-euml_hd.jpg

Deklarat e fundit të kryesisë së Hajvalisë pas eliminimit nga Kupa e Kosovës, se do të dënohen si trajneri ashtu edhe futbollistët për këtë humbje të dhimbshme nga skuadra e Ligës së Parë, Dukagjini, siç duket kanë gjetur fajtorin e parë,dhe viktima e parë është trajneri Sunaj Keqi, raporton SportPlus.

Hajvalia ka shkarkuar trajnerin Keqin dhe vendin e tij do ta zë ish-trajneri i kampionit në fuqi Llamkos Kosoves, Ismet Munishi. /Telegrafi/