Munishi kërkon angazhim maksimal ndaj Vëllaznimit
Ndeshja Llamkos Kosova nga Vushtrria, kampion në fuqi dhe Vëllaznimi nga Gjakova, pritet të tubojë sot (në orën 15.00) një numër të madh të shikuesve në stadiumin “Ferki Aliu” në Vushtrri, ndeshje e javës së 8-t- e Raiffeisen Superligës së Kosovës. Futbollistët e Llamkosit shpresojnë se pikët do të mbesin në vatër të tyre, ndërsa gjakovarët udhëtojnë me synim që të kthehen me rezultat pozitiv.
Dy skuadra me disa futbollistë të spikatur në përbërje të tyre, besojnë se shpresojnë se do të japin edhe atomin e fundit për të dalë me pikë të plota. Llamkosi kërkon me tre pikë gradualisht të lundrojë drejtë skuadrave të pjesës së epërme të tabelës, ndërsa Vëllaznimi të ruajë hapin për tre vendet e para.
Ismet Munishi, kryetrajner i kampionit, këtë herë ka mungesë futbollistin Arbër Prekazin (shkaku i kartonëve), por në dyshim e ka edhe kapitenin Bahri Kera. Ai për gazetën BotaSot është optimist se me angazhim e lojë të mirë pikët do mbesin në Vushtrri. /Telegrafi/


