MTV VMA, zhveshja dominon
Ekspozimi i pjesëve më intime të trupit duket se tashmë është një trend shumë i pëlqyer, dhe gjithnjë e më shumë këngëtare e preferojnë këtë si një mjet për të ndezur publikun.
Lady Gaga, tashmë njihet për këtë “armë” të saj, që po bëhet gjithnjë e më “e sofistikuar”. Gaga kësaj here zgjodhi të dalë në skenë më e veshur se kurrë, por gradualisht hoqi të gjitha teshat deri në bikini, që kësaj here ishin më “të holla” se kurrë më parë.
Në fakt, veç sutienës, ajo e përfundoi performancën e këngës “Applause” me një palë tango që mbulonin vetëm zonën më intime, dhe nxirrnin në pah të gjitha të pasmet.
Jo larg Gagas ishte edhe Miley Cyrus, e cila po ashtu provoi me bikini derisa performoi këngën e saj “We Can’t Stop”. Gjatë performancës ajo bëri edhe një lakesë, për t’ia treguar haptas publikun prapanicën e saj.
Në vazhdim mund ta ndiqni edhe Lady Gagan dhe performancën e këngës “Applause”. /Telegrafi/


