Please enter at least 3 characters.

MTI-ja përgatit akt nënligjor për t’ua njohur humbjet importuesve

2016/03/ministria-e-tregetise-dhe-industrise-foto-ridvan-slivova-01-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Importuesit e naftës, të produkteve bujqësore dhe të atyre ndërtimore vazhdojnë të paguajnë doganën edhe për produktet që humbin në vlerë dhe në peshë, shkruan sot Koha Ditore.

Importuesit e naftës në vazhdimësi kanë kërkuar njohjen e humbjeve që ata kanë në naftë gjatë importit për shkak të avullimit të saj.

Marketet e mëdha po ashtu kanë kërkuar që t’ua njohin humbjet e produkteve bujqësore, të cilat mund të dëmtohen gjatë importit.

Në Kosovë nuk njihen këto humbje nga Dogana e Kosovës, ndërsa vazhdimisht ka pasur heqje të përgjegjësisë nga Ministria e Financave dhe nga Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë se kush është përgjegjës për hartimin e akteve të nevojshme për njohjen e humbjeve. /Telegrafi/