Please enter at least 3 characters.

Mposhti Granadan - Real Madridi është tani vetëm një fitore larg titulli të La Ligës

2020/07/GettyImages-1255987325.jpg
447:"GRANADA, SPAIN - JULY 13: Karim Benzema of Real Madrid is congratulated after scoring the teams second goal during the Liga match between Granada CF and Real Madrid CF at on July 13, 2020 in Granada, Spain. Football Stadiums around Europe remain empty due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in all fixtures being played behind closed doors. (Photo by Fran Santiago/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madridi është vetëm edhe një fitore larg titullit të La Ligës, pas triumfit 2-1 në udhëtim te Granada në kuadër të javës së 36-të.

Pas vetëm dhjetë minutash lojë, Ferland Mendy i kaloi Los Blancost në epërsi me një asistim nga Casemiro.

Kaluan vetëm gjashtë minuta nga goli i parë dhe Karim Benzema u fut në listën e realizatorëve, derisa Luka Modric ishte në rolin e asistuesit.

Granada vs Real Madrid (Foto: Fran Santiago/Getty Images/Guliver)

Pjesa e parë përfundoi me këto dy gola, ndërsa në të dytën u shënuan edhe një tjetër, por nga Granada.

Dukej se lojtarët e Real Madridit në 45 minutëshin e dytë ishin më të qetë dhe kjo për pak sa nuk ju kushtoi.

Granada vs Real Madrid (Foto: Fran Santiago/Getty Images/Guliver)

Granada e ngushtoi epërsinë e madrilenëve në minutën e 50-të në 2-1 me anë të Darëin Machis që u asistua nga Herrera.

Por, kjo ishte e gjitha çfarë vendasit arritën të bënin, shkaku që skuadra e Zinedine Zidanes u tregua e vëmendshme dhe arriti t'i arkëtonte tri pikë.

Pas javës së 36-të, Real Madridi është lider me 83 pikë, katër më shumë se Barcelona në të dytin, gjersa në xhiron e 37-të do të takohen me Villarealin. /Telergafi/