Please enter at least 3 characters.

MPB: 30 ditë paraburgim për një 32-vjeçar nga Shkupi

2023/04/5e7ebde31e3c7_5e7eaa79156c4_arrest-2.jpg

Policia në Shkup dje ka arrestuar SH.I.(32) nga Shkupi, i cili ishte në kërkim për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “grabitje” në territorin e Shkupit.

Siç informon MPB-ja, sot SPB Shkup - DPB Karposh - Departamenti për çështje kriminale Karposh në Prokurorinë Themelore Publike Shkup ka dorëzuar kallëzim penal kundër SH.I. për shkak të dyshimit për kryerjen e katër veprave penale të “grabitjes”.

Nga gjyqtari i procedimit paraprak të SH.I. i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh./Telegrafi/