Please enter at least 3 characters.

Mourinho nuk heq dorë nga Perisic, në radar edhe Rebic

2018/07/Ivan-Perisic-Ante-Rebic-e1531918331398.jpg
284:"MOSCOW, RUSSIA - JULY 15: Ivan Perisic of Croatia celebrates with team mate Ante Rebic after scoring his team's first goal during the 2018 FIFA World Cup Final between France and Croatia at Luzhniki Stadium on July 15, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Duket se Jose Mourinho nuk dëshiron të heq dorë nga Ivan Perisic.

Trajneri i Manchester Unitedit është refuzuar në verën e kaluar nga Interi, por një ofertë e re mund të ndryshojë gjërat.

Special One duket se ka qenë ndjekës i madh i Përfaqësueses së Kroacisë në Kampionatin Botëror 'Rusia 2018', dhe ylli zikaltër nuk është i vetmi në radarin e Djajve të Kuq.

(Foto: Getty Images)

Sipas The Sun, Edhe Ante Rebic pëlqehet shumë nga Mohurinho dhe ekzistojnë mundësitë që në sezonin e ri do ta shikojmë atë në Old Trafford.

Rebic aktualisht është pjesë Eintracht Frankfurtit, ndërsa në të kaluarën ka luajtur edhe për Fiorentinas, Hellas Veronës dhe RB Leipzig.

Për transferuar dyshen Unitedi duhet të shpenzojë rreth 100 milionë euro.

Perisic në këtë Botëror ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar një asistim, kurse Rebic vetëm një gol. /Telegrafi/