Please enter at least 3 characters.

Motoçikleta nisë t’i dridhet, humbë kontrollin dhe tërhiqet zvarrë nëpër asfalt (Video)

2017/07/Motoçikleta-nisë-ti-dridhet-humbe-kontrollin-dhe-terhiqet-zvarre-neper-asfalt-foto.jpg

Erica Hoff e ka filmuar momentin kur një motoçiklist i paemëruar, ka humbur kontrollin derisa po ngiste nëpër një autostradë të Kalifornisë së Shteteve të Bashkuara.

Pas disa dridhjeve, ai u rrëzua dhe më pas u tërhoq zvarrë nëpër asfalt nga motoçikleta që mbeti e ndezur, transmeton Telegrafi.

“Ishte një ngasës i dobët dhe i pafuqishëm, andaj motoçikleta nuk i ndalonte së tunduri”, ka shkruar Hoff lidhur me rastin.

Nuk dihet gjendja tij shëndetësore, por besohet se ai ka marrë vetëm lëndime të lehta. /Telegrafi/