Moti sot, vende-vende riga shiu
14/04/2026
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
IHK njofton se vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri në 7 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 15 deri në 18 gradë.
Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s. /Telegrafi/


