Please enter at least 3 characters.

Moti sot në Shqipëri

2023/01/4618fb34-9d7b-4a5c-8b89-cf44d6227898.jpg

Ditën e hënë territori i Shqipërisë do të ketë mot të paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje të herëpasherëshme shiu(me ndërprerje), me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa lokalisht shtrëngata afatshkurtra të izoluara.

Në Alpe dhe relievet malore mbi 700-900metër në verilindje dhe mbi 900 metër në juglindje, priten reshje dëbore me intensitet të ulët.

Ditën e martë reshjet e shiut do të jenë të dobëta, kryesisht në formë pikash në qendër të vendit.

Ditën e mërkurë, të enjte dhe të premte do të mbizotërojë mot i kthjellët, por temperaturat do të pësojnë rënie, kryesisht në vlerat minimale, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare përgjatë maleve. /Telegrafi/