Please enter at least 3 characters.

Moti në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore dëborë

2020/10/Moti-me-shi-shiu-ne-prishtine-foto-Ridvan-Slivova-5.jpg

Shqipëria pritet të jetë sot nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimi. Reshjet e shiut pritet të jenë me intensitet të ulët e lokalisht mesatar përgjatë zonave bregdetare dhe ultësirës perëndimore.

Në zonat malore reshje bore me intensitet të ulët. Era do të fryjë nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare 1-8m/s, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 12m/sek, shoqëruar me valëzim në det të forcës nga 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore -1 deri 3°C, në zona e ulëta 1 deri 12°C, dhe në zona bregdetare 2 deri 12°C, raporton Top Channel. /Telegrafi/