Please enter at least 3 characters.

Mot me diell dhe vranësira, temperatura deri në 19 gradë Celsius

Foto: Arkiv

Në vendin tonë sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat do të jenë në rritje, veçanërisht ato maksimale, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Vlerat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 deri në 8 gradë Celcius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të regjistrohen nga 16 deri në 19 gradë Celcius.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/