Please enter at least 3 characters.

Mot jo stabil, temperaturat deri 26 gradë

2020/06/Moti-me-shi-shiu-ne-prishtine-foto-Ridvan-Slivova-5.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jo stabil.

IHK njofton se parashihen rreze dielli, vranësira dhe vende-vende reshje të shoqëruara me shkarkime elektrike.

Indeksi UV do të shënoj vlera mesatare deri të larta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-9m/s. /Telegrafi/