Moskë: Mbi 40 të arrestuar në protestat antiqeveritare
31/01/2009
Aktivistët e opozitës ruse, të cilët protestuan edhe në disa qytete tjera, bënë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit, Vladimir Putin.
Në Shën Petersburg, prania e fortë e policisë para nisjes së një proteste masovike, bëri që tubimi të anulohet.
Policia ka tërhequr vërejtjen se do t'i shtypë ngjarjet e paparalajmëruara.
Protestuesit janë nga Partia Nacional Bolshevike, e cila është e ndaluar, e deri te mbështetësit e ish kampionit botëror në shah, liberalit Gari Kasparov.
Lideri i radikalëve të majtë Eduard Limonov është njëri nga të arrestuarit në Moskë. /rel/


