“Mosha vetëm numër”, Roberto Martinez ia mbyll gojën kritikëve për Cristiano Ronaldon para Botërorit 2026
Sipas Reuters, përzgjedhësi i Portugalisë, Roberto Martinez, ka dalë në mbrojtje të Cristiano Ronaldos mes kritikave për përfshirjen e tij në planet për Kupën e Botës 2026, duke theksuar se mosha nuk duhet të jetë faktori vendimtar.
Ka gjithnjë kritika lidhur me ftesën e pesë herë fituesit të Topit të Artë, ngase sipas tyre Ronaldo nuk e meriton një ftesë për Kupën e Botës.
Megjithatë, Martinez ua ka mbyllur shpejtë gojën duke deklaruar se “Moshta është vetëm një numër”.
“Në Kombëtare mund ta masim saktësisht se çfarë po ndodh atë ditë dhe pastaj merr vendim për ditën tjetër. Asnjëherë nuk shikon më larg se dita e nesërme”.
Martinez theksoi se te Portugalia menaxhohet Ronaldo si lojtar i Kombëtares, jo si figurë ikonike.
“Ne e menaxhojmë Cristiano Ronaldon që luan për Kombëtaren dhe që synon të jetë në skuadër për 2026, jo figurën ikonike”.
“Të gjithë lojtarët janë në të njëjtin nivel në Kombëtare – kur luajnë mirë dhe e zbatojnë rolin e tyre për ta ndihmuar ekipin të fitojë, kanë më shumë gjasa të luajnë sesa kur nuk e bëjnë. Është kaq e thjeshtë”.
Duke folur për rolin e Ronaldos, trajneri përmendi edhe rregullin e pesë zëvendësimeve: “Tani i kemi pesë zëvendësime. Është pothuajse sikur kemi një ekip startues dhe një ekip që e mbyll ndeshjen. Nuk ka dallim”.
“Ka role të ndryshme dhe Cristiano gjithmonë e ka pranuar rolin e tij”./Telegrafi/


