Please enter at least 3 characters.

Montella gjithnjë e më afër Milanit

2016/06/Montellaa.jpg

Milani është afër ta angazhojë trajnerin e ri pas shkarkimit të Christian Borchit.
Skuadra e madhe italiane është në bisedime me trajnerin e njohur Vincenzo Montella i cili së fundmi ishte në stolin e Sampdorias.

Pengesa e vetme është te Sampdoria, skuadër që Montella ka ende kontratë me ta dhe ka kërkuar 1.1 milionë euro për prishjen e kontratës.

Galliani është duke biseduar me drejtuesit e Sampdorias për mbylljen e marrëveshjes.

Gjatë orëve të ardhshme të ditës pritet të ketë një njoftim zyrtar nga Milani për ta konfirmuar Montellan si trajner i skuadrës për stinorin e ri. /Telegrafi/