Monica Bellucci shënjestër e kritikave për përdorim të tepruar të Photoshopit
Monica Bellucci ka publikuar një sërë fotografish nga ceremonia ‘Maria Callas Monaco Gala & Aëards 2022’, ndërsa është kritikuar për ekzagjerim me Photoshop.
Aktorja italiane, e cila njihet për bukurinë e saj natyrale, ka pozuar me një fustan të gjatë me të hapur në pjesën e këmbës.
Këtij kombinimi ia shtoi edhe një gjerdan elegant dhe një palë vathë. Megjithatë, është venë re se fotografitë ishin të përpunuara.
Ndryshe, në të kaluarën 57-vjeçarja është vlerësuar për bukurinë e saj natyrale dhe plakjen dinjitoze, pasi me sa dihet ajo nuk ka bërë asnjë korrigjim estetik. Ndërsa vet aktorja ka theksuar se ndihet krenare për rrudhat e saj.
“Ato janë vetëm prova se keni arritur të kapërceni pengesat në jetë. Rrudhat janë shenjat tona”, kishte deklaruar Monica në një intervistë të mëparshme. /Telegrafi/


