Momenti që tronditi fansat, vëllai i Michael Jackson, Marlon rrëzohet në skenë gjatë koncertit
Vëllai i Michael Jackson, Marlon, i ka frikësuar fansat pasi u rrëzua në skenë gjatë një performance në turneun më të fundit të grupit “The Jacksons”.
Grupi – i përbërë tashmë vetëm nga dy anëtarë, Marlon Jackson, 69 vjeç, dhe Jackie Jackson, 75 vjeç – performoi së fundmi në festivalin Wichita Riverfest.
Megjithatë, interpretimi i tyre i zakonshëm i hitit të Michael Jackson, Wanna Be Startin' Somethin', nuk shkoi sipas planit.
Marlon u filmua duke iu drejtuar turmës së spektatorëve, përpara se të humbte ekuilibrin dhe të binte me kokë drejt skenës, ndërsa anëtarët e bendit shikonin të shqetësuar.
Në video dëgjohet edhe një fans duke bërtitur: “Oh, dreq!”
Grupi pritet të ngjitet sërish në skenë më 11 qershor në Devon Lakeshore Amphitheater, në qytetin Decatur.
Pas publikimit të pamjeve, fansat reaguan në rrjetet sociale duke pyetur se çfarë kishte ndodhur.
Njëri prej tyre shkroi: “Një rrëzim mund t’i përkeqësojë gjërat në atë moshë. Ju lutem lutuni për ta gjatë udhëtimeve që të kenë forcë dhe siguri”.


