Moment i sikletshëm për Trumpin, nuk arrin t'i vendos medaljen veteranit - e lidh nyje
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka tërhequr vëmendje teksa në rrjete sociale po qarkullon një video ku duket se ai ka vështirësi t’i vendosë medaljen në qafë një prej tre veteranëve ushtarakë që nderoi në Shtëpinë e Bardhë.
Kur erdhi koha për t’i dhënë medaljen Majorit të Ushtrisë, Nicholas Dockery, Trump e pati të vështirë të lidhte medaljen në qafën e veteranit.
Pas disa sekondash, Trump vendosi që ta lidhte medaljen në nyje.
- YouTubeyoutube.com
E njëjta gjë nuk ndodhi kur erdhi koha që presidenti amerikan t’i jepte medaljen Majorit të Marinës, James Capers Jr., të cilit ia doli t’ia vendoste medaljen pa asnjë problem.
Raportohet se Medalja e Nderit iu dha tre veteranëve për akte heroizmi që shpëtuan jetë dhe sprapsën forcat armike në Vietnam dhe Afganistan.
Përveç Capers Jr. dhe Dockery, Trump ia dha medaljen pas vdekjes Kolonelit të Marinës, John Ripley, i cili vdiq në vitin 2008.
“Këta janë burra të shkëlqyer, njerëz të shkëlqyer. Ju falënderojmë dhe nuk do t’ju harrojmë kurrë”, tha Trump. /Telegrafi/


