Please enter at least 3 characters.

Modelja amerikane Amanda Cerny kërcen me këngën e Bebe Rexhës (Video)

2017/06/amandda-e1497037210972.jpg

Duket se këngëtaret e njohura shqiptare Bebe Rexha, Rita Ora dhe Dua Lipa janë të preferuarat e shumë prej yjeve botërorë.

Modelja e njohur amerikane Amanda Cerny duket se ka një simpati të veçantë për këngëtaren shqiptare me prejardhje nga Dibra e Maqedonisë, Bebe Rexhën.

Cerny, e cila është bërë e njohur nga paroditë satirike, ka publikuar së fundmi një video në InstaStory ku shfaqet duke dëgjuar këngën "I got you", të këngëtares Rexha.

Super modelja vallëzon vazhdimisht nën ritmet e kësaj kënge, e cila duket të jetë ndër më të preferuarat në makinën e saj. /Telegrafi/