Please enter at least 3 characters.

Modelet M Devision të BMW-së, së shpejti do të lëvizin me energji elektrike (Foto)

2016/10/Modelet-M-Devision-të-BMW-se-se-shpejti-do-te-levizin-me-energji-elektrike-foto.jpg

Me kërkesën në rritje për një veturë elektrike, BMW ka vendosur që tërë brendi M Devision të ndryshojë mënyrën e lëvizjes.

Zyrtarët e kompanisë kanë konfirmuar lajmin se të gjitha modelet që i përkasin njësisë M, do të lëvizin me ndihmën e baterive, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, fuqia dhe dizajni i veçantë i prodhuesit gjerman do të jetë ende i pranishëm.

“Së shpejti do t’i shohim në horizont këto makina të shpejta, që do të jenë miqësore me natyrën”, thuhet për këto vetura, pa u dhënë ndonjë datë se kur do të lansohen.

Me këto prodhime, BMW pritet të konkurrojë me modelet e fundit të automobilave elektrik. /Telegrafi/