Mjeshtri turk gdhend në bastunë figurat historike
Mjeshtri Shahin Karaman, i cili prej 41 vitesh bën punime artizanale në Stamboll nisi projektin e famshëm në fjalë me vajzën e tij para dy viteve për të mbajtur gjallë kulturën e bastunëve (shkopinj ecjeje).
Në kuadër të projektit, Karaman mori mbështetje nga akademikë të universiteteve të ndryshme për temat historike, motive dhe vizatime për t'u gdhendur në bastunë dhe si rezultat i punës 2 vjeçare, ai krijoi një koleksion të veçantë prej 19 pjesësh.
Karaman përdori teknika të ndryshme për të dekoruar shkopinjtë me ar, argjend, diamante, bruz dhe mozaikë, duke përshkruar emrat që formësuan historinë turke, ngjarjet historike dhe motive historike.
Duke theksuar se Xhamia e Madhe Aja Sofia dhe Fatih Sulltan Mehmet Hani janë gdhendur gjithashtu brenda gurëve të çmuar në bastunë, Karaman tha: "Ka lloje të ndryshme bastunësh, nga argjendi, ari, diamante dhe mozaikë. Zbatuam teknikën e smaltit, gozhdimit, gdhendjes që ne e quajmë teknikë e hedhjes së stilolapsit, që është fusha ime në punime".


