"Mirë se vini në ferr" - ushtria ukrainase pajiset me armë anti-tank, NLAW
25/02/2022
Ushtria ukrainase ka njoftuar përmes një postimi në Twitter se është pajisur me armët anti-tank NLAW.
Këto armë aktualisht përdoren nga forcat ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar, Finlandës, Luksemburgut, Suedisë dhe të tjera.
Përmes këtij postimi ata shkruajnë se Batalionet e Mbrojtjes Territoriale të Kievit janë pajisur me këto armë.
Përveç kësaj, ata përçuan edhe mesazhin epik: “Mirë se vini në ferr”. /Telegrafi/


