Please enter at least 3 characters.

Ministrja gjermane e Arsimit - me plagjiaturë?

2016/01/f.1015163354604_m.gif

Në Gjermani politikanët kanë dëshirë të “dekorohen” me tituj akademikë, por qëkur doli epoka e internetit, doktoratat e tyre janë bërë të preferuarat për t’u sulmuar. Peshku i parë i madh i kapur në botën e web-it ishte konservatori gjerman, aristokrati Karl-Theodor zu Guttenberg, i cili përfundimisht dha dorëheqjen si ministër i Mbrojtjes, pasi ishte vërtetuar se ka kopjuar shumë pjesë të rëndësishme të doktoratës së tij. Në ndërkohë, ai humbi titulli e doktorit, për çka nga politikani i njohur u bë tash pothuaj një anonim të cilin askush më nuk e merr parasysh

Duket se një fat të ngjashëm mund ta përjetojë edhe Anette Schavan, e cila - për ironi - është ministre e Arsimit në kabinetin e Angela Merkelës. Schavan e gjeti veten në një pozitë shumë të pakëndshme, pasi thuhet se nga 350 faqe të punimit të saj, 60 janë plagjiaturë. Eksperti të cilin e ka angazhuar Unversiteti Heinrich Hein nga Dyzeldorfi, në një dokument prej 75 faqesh thotë se në punimin e ministres vërehen “qëllimet e mashtrimit”.

Gjithçka filloi në maj të këtij viti, kur në një faqe interneti dolën akuzat kundër doktoratës së ministres. Ajo pastaj kërkoj analizimin e doktoratës së saj, gjë që u bë, por ky hulumtim i ra “për koke”. Megjithatë, kur e kanë pyetur mediat për të komentuar analizën e ekspertëve gjermanë, Annette Schavan ka thënë se nuk lejon që të “përlyhet emri i saj”, duke mohuar plagjiaturën. Mu për këtë, ajo tash për tash nuk planifikon dorëheqjen. Në fakt, këtë e ka thënë më herët edhe Karl-Theodor zu Guttenberg, por pas presionit disa javor të opinionit publik, u largua nga politika.

Natyrisht, opozita tashmë kërkon dorëheqjes e saj, dhe e para për këtë u deklarua kryetarja e fraksionit të të Gjelbërve në Bundestag, Renate Kuenast.

Fati politik i Anette Schavanit ende nuk mund të parashikohet, por duhet cekur edhe një ironi të fatit, që ndërlidhet me titullin e doktoratës së saj të vitit 1980: “Personi dhe ndërgjegjja - Studimi i kushteve, obligimeve dhe nevoja e ndërtimit të ndërgjegjes". /Telegrafi/