Ministria e Shëndetësisë publikon orarin e ri të vaksinimit për personat e moshës mbi 65 vjeç
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar orarin e ri të vaksinimit për qytetarë, ku për tri ditë do të vaksinohen grup-mosha mbi 65 vjeç.
Siç njofton MSH, vaksinimi do të bëhet më datën 12 maj, 14 maj, 15 maj, duke filluar nga ora 08:00, transmeton Telegrafi.
E mërkurë, 12 maj (08:00-19:30)·Personat e moshës mbi 65 vjeç, (me prioritet personat e regjistruar ne e-kosova)Rajoni i Prishtinës: Prishtina, Podujeva, Obiliqi, Fushë-Kosova, Drenasi, Lipjani(Salla “1 Tetori”, Prishtinë)E premte, 14 maj: (08:00-19:30)·Personat e moshës mbi 65 vjeç (me prioritet personat e regjistruar ne e-kosova)Prishtina (Salla “1Tetori”, Prishtinë)Të gjitha komunat: Në QKMFE shtunë, 15 maj: (08:00-19:30)·Personat e moshës mbi 65 vjeç, me prioritet personat e regjistruar ne e-kosovaPrishtina (Salla “1Tetori”, Prishtinë)Të gjitha komunat: Në QKMF
Ndryshe, Kosova ka regjistruar 106.538 pozitive me COVID-19, numri i viktimave ka arritur në 2.213. Aktualisht raste aktive janë 6.102. /Telegrafi/


