Please enter at least 3 characters.

Ministria e Financave: Është realizuar kthimi i tatimit të solidaritetit në vlerë prej 1.219 miliardë denarëve për 119 kompani

Ministria e Financave deri më tani ka kthyer rreth 20 milion euro tatim solidar ndaj 119 kompanive, të cilat kanë paguar fonde në buxhet në përputhje me Ligjin e Tatimit Solidar.

Bëhet fjalë për kompanitë të cilat gjatë vitit 2023 kanë paguar në buxhet 3 miliardë denarë në përputhje me zgjidhjen ligjore të miratuar në Kuvend, ndërsa pas shfuqizimit të ligjit nga Gjykata Kushtetuese, shteti kishte detyrim t’i kthejë paratë.

Në bashkëpunim me kompanitë, u përcaktua që kthimi bëhet në dy pjesë, me realizim në muajin mars 2026 dhe mars 2027.

"Kthimi i mjeteve realizohet në bazë të kërkesës së parashtruar nga kompanitë pranë Drejtorisë së të Ardhurave Publike dhe në bazë të Rregullores së miratuar për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për formën dhe përmbajtjen e formularit të kërkesës për kthimin e tatimit të paguar më tepër ose gabimisht", thonë nga Ministria e Financave./Telegrafi/