Please enter at least 3 characters.

Ministri Tahiri reagon pas vrasjes që ndodhi mbrëmë në Skenderaj

2018/06/Abelard-Tahiri-foto-Ridvan-Slivova-7.jpg

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka reaguar pas vrasjes që ka ndodhur mbrëmë në Skenderaj.

Ai ka thënë se është i tronditur dhe i trishtuar me lajmin për humbjen e jetës në mënyrë brutale të qytetarit nga Skenderaj.

Gjithashtu, ministri ka siguruar qytetarët e Kosovës se institucionet e rendit dhe ligjit do të jenë në krye të detyrës dhe ta zbardhin këtë rast sa më parë.

"Jam i tronditur dhe i trishtuar me lajmin për humbjen e jetës në mënyrë brutale të qytetarit I. Z. në Skenderaj. Ky rast dhe mënyra veçanërisht mizore e rrethanave nga të cilat I. Z është privuar nga jeta, është një goditje e rëndë për shoqërinë tonë dhe për shtetin e së drejtës të cilin po përpiqemi ta fuqizojmë", ka shkruar Tahiri në Facebook.

Postimi i plotë:Jam i tronditur dhe i trishtuar me lajmin për humbjen e jetës në mënyrë brutale të qytetarit I. Z. në Skënderaj. Ky rast dhe mënyra veçanërisht mizore e rrethanave nga të cilat I. Z është privuar nga jeta, është një goditje e rëndë për shoqërinë tonë dhe për shtetin e së drejtës të cilin po përpiqemi ta fuqizojmë.I siguroj qytetarët e Republikës së Kosovës se institucionet e rendit dhe ligjit do të jenë në krye të detyrës dhe ta zbardhin këtë rast sa më parë. Në këto momente të vështira për familjen e tij, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e rëndë që përjetuan./Telegrafi/